POETI YNË IBRAHIM IBISHI

3 Janar 2009

Ibrahim Ibishi
Ibrahim Ibishi është i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion është mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai ka afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai është poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri më sot ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin

“ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.

Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.

Ibishi ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe sot me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “ Bota e re “, “ Zëri i rinisë “ ( më vonë “ Zëri “ ), “ Rilindja “ ( më vonë “ Bujku “, “ Pionieri “, “ fjala “, “ Jeta e re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “,“ Bota sot “, “ Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “,“ “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Ibrahim Ibishi është po aq i suksesshëm edhe në profesionin e mësimdhënësit. Këtë e ilustron më së miri mirënjohja që iu dha nga Ministria e Arsimit të Kosovës, me rastin e 7 Marsit të vitit shkollor 2007 / 2008 , ku ai radhitet ndër mësimdhënësit më të mirë të Kosovës.

Është njëri ndër bashkëthemeluesit e Klubit Letrar “ Nositi “ të Dardanës ( ish Kamenicë).

Ibrahim Ibishi jeton dhe vepron në Prishtinë.

MIKPRITJET NË MALËSINË E GOLLAKUT

18 Dhjetor 2008

NË RIKTHIM TË SHPIRTIT  TË MALËSISË SË GOLLAKUT

Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegjëja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre maleve , përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur!

Malësorët e Gollakut, qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm dhe heroizma të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!

Deri pas përfundimit të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1999, kjo Malësi thuajse ishte tërësisht e izoluar nga bota e qytetëruar , nga se nuk kishte as rrugë , rrymë elektrike, shkolla, spitale,  fabrika… dhe jeta këtu, sa vinte e bëhej çdo ditë e më e rëndë !

Të shtyrë nga këto rrethana , banorët e kësaj Malësie , filluan të kërkojnë rrugë të tjera për të mbijetuar dhe për t’ i shkolluar fëmijët e tyre!

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve u detyruan që t’ i braktisin vatrat dhe trojet e tyre stërgjyshore dhe të migrojnë nëpër qendra të ndryshme urbane , madje shumë prej tyre u shpërngulën edhe në Turqi!

Djalëria e kësaj Malësie, që përbënte krahun më të fuqishëm për punë , u detyrua që t’ ia marri udhët e gjata të kurbetit të zi – rrugë këto që për shumë kënd u bënë të pakthyeshme !

Kështu që, brenda 3- 4 dekadave , kjo Malësi mbeti  e vetmuar, si një Nënë e mjerë – pa bijtë dhe bijat e saj !

Bijtë dhe bijat e lindura nga kjo Malësi trime, kudo që janë duke jetuar, qoftë brenda Kosovës, qoftë në diasporë , jetojnë me ëndrra se një ditë do t’ i kthehen kësaj Malësie dhe se me kthimin e tyre – do t’ ia rikthejnë edhe njëherë shpirtin, jetën, krenarinë dhe bujarinë që e kishte dikur Malësia e Gollakut!

Me çlirimin e Kosovës dhe me shpalljen e saj – shtet sovran, e pa varur dhe demokratike, shpresat e bijve dhe bijave të kësaj Malësie, sa vijnë e shtohen për një rikthim në vatrat, vendlindjet dhe trojet e tyre stërgjyshore , për një jetë më të mirë dhe për një ringjallje shpirtërore !

Me çlirimin, pavarësimin dhe demokratizimin e Kosovës, mund të vërehen trende pozitive në drejtim të ringjalljes dhe ripërtërimjes kudo në trevat e Malësisë së Gollakut. Kjo vlen sidomos në krijimin e infrastrukturës rrugore , në ndërtimin e disa shkollave  dhe renovimin e objekteve të vjetra shkollore.

Në odën e mësuesit Zahir Bekteshi në fshatin Gllogovicë

Të nxitur nga malli, nostalgjia dhe dëshira e papërshkrueshme e disa qytetarëve të shpërngulur që moti nga kjo Malësi, për të iniciuar rikthimin në trojet e tyre stërgjyshore, një grup entuziastë nga Prishtina , të prirë nga rapsodi Gani Demolli , me prejardhje nga fshati Gllogovicë , në bashkëpunim me disa njerëz të arsimuar që ende jetojnë në këtë fshat, më datën 16 Dhjetor 2008, kishin organizuar një mbrëmje tradicionale mu në odën e mësuesit Zahir Beketshi.

Organizatorët e kësaj mbrëmje tradicionale, kishin ftuar njerëzit e tyre që jetojnë në Prishtinë, Gjilan , Kamenicë e gjetiu.

Atë mbrëmje oborri i odës së mësuesit Zahir, oda dhe poçet elektrike të fshatit Gllogovicë, dukeshin më të gëzuara dhe më të ndritshme se kurrë më parë. Ato ishin krenare që këtë mbrëmje do të presin mysafirë nga të katër anët!

Atë mbrëmje, oborri i odës së mësuesit Zahir, ishte i vogël për t’ i nxënë veturat që po vinin nga Prishtina, Gjilani e Kamenica. Ishte një mbrëmje e errët, ku mjegullat e dendura i kishin ngulfatur të gjitha majat, brigjet dhe kodrinat e Gollakut. Larg nga malet dëgjoheshin ofshamat e maleve, të cilat përballeshin me stuhi të fuqishme erërash, të cilat paralajmëronin një dimër të vështirë!

Para derës së odës, mësuesi Zahir , së bashku me vëllezër, djem, kushërinj , ishin rreshtuar krenar dhe po i pritnin mysafirët me përqafime të ngrohta, shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje krenarie .

Që në hyrje të odës, qëndronin dy djelmosha të rinj, të cilët ua merrnin valixhet mysafirëve dhe ua vendosnin këpucët e tyre në trapazanin e odës. Burrat (mysafirët) që ishin brenda në odë, qëndronin në këmbë duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe duke i udhëzuar ata, se ku do të uleshin, gjithnjë duke i respektuar moshat dhe largësitë e mysafirëve. Zoti i shtëpisë, qëndronte në këmbë i buzëqeshur, i gëzuar, i hareshëm, duke iu uruar mirëseardhje të gjithë mysafirëve! Gëzimi i madh, nuk e linte që të ulej!

Në një kënd të odës, ndizej një stufë e vjetër tradicionale e cila kujdesej për ngrohjen e mysafirëve. Djemtë e rinj, nuk ndalen dot duke i shërbyer mysafirët ashtu si që e kërkon tradita e këtyre maleve.

Oda ishte zbukuruar si kurrë më parë me një pamje solemne, mbi të cilën ishin shtruar qilima tradicional kuqezi, jastëk, sixhade, jana, që të gjitha punim tradicional i veknave të nënave, nuseve dhe motrave tona malësore.

Kryeplaku i odës – mësuesi veteran i këtij fshati, zotëriu Hasan Bekteshi, pasi na njofton të gjithë të pranishmëve në mes veti, e merr fjalën dhe evokon me nostalgji për të kaluarën e fshatit Gllogovicë.

Ai, pos vuajtjeve dhe përjetimeve të tmerrshme në të kaluarën e këtij fshati, flet për migrimin, shpërnguljet dhe kurbetin e malësorëve të kësaj ane. Në sytë e tij, të njomur nga lotët e mallit, shprehej dëshira dhe dashuria e tij, për arsimimin e brezave të rinj të këtyre anëve, ku ndër të parët ishte që e kishte mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë. Ai, ishte bërë udhërrëfyes i shumë djelmoshave të rinj, të cilët nga dëshira e madhe për tu bërë mësues si ai, ia kishin mësy shkollimit dhe sërish iu kishin kthyer fshatit e vendlindjes për t’ ia falur kontributin e tyre, shkollimit , arsimimit dhe emancipimit të gjeneratave të reja të këtij fshati.

Në vazhdim të rrëfimeve të tij, mësuesi Hasan, fliste me nostalgji për fshatin e tij të dashur – Gllogovicën, ku para disa dekadash kishte numëruar mbi 60 shtëpi (familje), kurse tani, ky fshat mezi i afrohet 20 shtëpive?!

Por, ai nuk e fshihte optimizmin se ndoshta do të rikthehen banorët e shpërngulur nga ky fshat, duke llogaritur në infrastrukturën rrugore , që asfalti kishte mbërri deri në fshatin Krilevë, që i lidhë me Kamenicën dhe Gjilanin, kurse vitin e ardhshëm kjo rrugë do të asfaltohet edhe deri në Hajkobillë, ku do të lidhën edhe me Prishtinën!

Po ashtu, mësuesi Hasan, fliste me krenari për faktin se në këtë fshat sivjet është ndërtuar shkolla e re , ku nxënësit e këtij fshati do të mbarojnë 9 klasë të shkollës fillore.

Historiku i odës së mësuesit Zahir Bekteshi

Ne, që patëm rastin, nderin dhe privilegjin që të jemi pjesëmarrës të kësaj mbrëmje madhështore , ishim kureshtarë që të mësonim diç më shumë rreth historikut të odës së mësuesit Zahir, ku po bënim aheng!

Për historikun e kësaj ode, mësuesi Hasan Bekteshi, na tha:

“Kjo odë, ka një traditë dhe lashtësi hiq më pak se 100 vjeçare !

Në këtë odë, ku jemi ne sonte, kanë hëngër bukë dhe kanë pushuar breza e breza, gjenerata e gjenerata, miq , jarana e shokë nga të katër anët e Gollakut, Anamoravës dhe Kosovës, luftëtarë, trima, patriotë, dijetarë, pleqnarë, kalimtarë të rastit, tregtarë!…

Po, kush nuk ka hëngër bukë në këtë odë dhe në shumë oda tjera të Malësisë së Gollakut?!

Dhe, ja, se pas 100 vjetësh , duke i falënderuar Zotit të gjithëfuqishëm, duke iu falënderuar rapsodit tanë – Gani Demollit dhe duke ju falënderuar të gjithë juve që keni ardhur sonte në këtë Malësi, na u bë e mundshme që t’ i ripërtërijmë kujtimet dhe traditat tona, kënaqësitë tona shpirtërore, me të cilat jemi rritur, edukuar dhe argëtuar, ne, baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë!

Sot, vetëm në lagjen tonë, kemi mësuesit:Zahir,Gani,Hasan,Zenel, Fadil, Blerim Bekteshi dhe shumë shkollarë të tjerë që janë të rinj, entuziast  dhe shpresoj se këto gjenerata do të hedhin dritë e dituri më shumë, jo vetëm në këtë fshat, por në gjithë Malësinë e Gollakut!”

Darka në odën e Zahir Bekteshit

Bisedat, evokimet dhe kujtimet sikur nuk kanë të sosur. Në ato momente, para mysafirëve të radhitur në të katër anët e odës, hyjnë dy djelmosha të rinj: njëri me ibrik dhe legen në dorë e tjetri me një peshqir .

o Urdhëroni e lani duart se do të hamë darkë !

Djelmoshat tjerë të paprintueshëm, i sjellin në odë tri sofra të mëdha druri, në të cilat mund të darkojnë nga 15 mysafirë! I shtrojnë ato dhe mysafirët ulën për rreth tyre. Sofrat mbushen me të gjitha të mirat e bereqeteve tradicionale familjare.

Specialitet e para të kësaj darke ishin flijat e pjekura me saç dhe të mestitura me mazë të bulmetit shtëpiak.

Kosi i nxënë me tambël lope, ishte i pamazitur dhe mezi e çante luga!

Uji i burimit nga mali, që shkëlqente në gota porsi biluri, dukej se po na i hapte dhe pastronte edhe mushkëritë e mbuluara me tymin e gjeneratorëve të qytetit dhe me baltën e gypave të ujësjellëseve artificiale të qytetit!

Ushqimi i tradicional  natyral dhe uji i pastër si biluri nga krojet malore, na i shndriti  sytë dhe na i pastroi telat e zërit,  ku ishim të gatshëm që t’ ia themi këngës, ma mirë se bilbilat !

Kënga e rapsodëve popullor

Pas ngrënies së darkës dhe pirjes së çajit, radhën e kishte ahengu dhe kënga tradicionale rapsodike, të cilën mezi e pritnin mikpritësit vendor dhe mysafirët e pranishëm!

Rapsodët e ndryshëm popullor, me veti kishin marrë çiftelitë, sharkitë, instrumente tjera dhe kostumet tradicionale kombëtare.

Pa humbur kohë, të gjithë i akorduan instrumentet dhe kënga filloi. Qetësia mbretëronte në odë, sa dukej se edhe miza po të fluturonte, do të dëgjohej.

Rapsodët kënduan me gjithë afshin e tyre, këngët më të dashura të jetës së tyre që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari ! Në shenj nderimi dhe respekti ndaj këngës dhe rapsodëve, pas çdo përfundimi të këngës – ata nderoheshin me duartrokitje frenetike nga ana e mysafirëve të pranishëm.

Rapsodët këndonin me rend dhe me kujdes të matur burrëror, kurse asnjëri nga mysafirët e pranishëm gjatë kësaj mbrëmje, nuk shtini me armë të zjarrta, sikur që ishte zakon dikur në ndejat e tilla, kur njerëzit e pa përgjegjshëm shtinin me armë zjarri, e prishnin atmosferën e mysafirëve, e prishnin tavanin e odës dhe shkaktonin rreziqe të pa parashikueshme!

Gjatë kësaj mbrëmje të paharrueshme në odën e mësuesit Zahir Bekteshi, në fshatin Gllogovicë, morën pjesë dhe kënduan këta rapsodë popullor: Kadri dhe Xhemajl Duraku, nga fshati Lupç i Ulët , komuna e Podujevës, Ajet Grajçeci dhe Gani Demolli nga Prishtina, Demir Krasniqi dhe Xhemajl Berisha nga Gjilani, Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi nga Kamenica, si dhe grupi muzikor i të rinjve të fshatit Gllogovicë, i udhëhequr nga Blerim Bektashi.

I tërë ky aheng dhe kjo mbrëmje e paharrueshme u regjistrua nga ana e kameramanit Bekim Shillova nga Kamenica.

Në fund të kësaj mbrëmje, të gjithë pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me shpresë se edhe në të ardhmen, një traditë e këtillë do të vazhdojë edhe në fshatrat tjera të malësisë së Gollakut dhe me porosinë unanime për të gjithë ata që nuk janë ma në Gollak:

“Kthehuni, ndërtoni, punoni ,argëtohuni dhe kënaquni në Gollak!”

Gjilan, më 16 Dhjetor 2008.      Demir KRASNIQIu1_rozafati-1.jpg

Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar Nga Këze (Kozeta) Zylo Ne restorantin “Orion Palace”, Instituti Gjergj Kastriot Skanderbeg, se bashku me miqte e shumte dhe te ftuar festuan me madheshti diten e Flamurit Kombetar. Mjedisi ku do te organizohej festa ishte teper festiv dhe komod, shndriste nga ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit tone. Ne ekran lexoheshin me shkronja te medha urimi: Gezuar festen e Pavaresise, Gezuar Diten e Flamurit, shoqeruar nen tingujt e muzikes luajtur nga orkestra “Fisniket”. Njerezit grupe-grupe uleshin sipas tavolinave, duke u takuar dhe uruar njeri-tjetrin. Ata perqafoheshin si vellezer e motra te nje gjaku ne kete mbremje festive, ne kete dite te shenjte qe i mbledh se bashku. Ne hyrje ishin anetaret e Bordit te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” qe ju uronin mireseardhjen miqve dhe te ftuarve te shumte. Ne kete dite te mbushur tejet me emocion, nuk ke se si te mos ngazellehet shpirti, kur sheh femije te vegjel dhe degjon nga goja e tyre paksa me aksent urimin: “Gezuar festen e Flamurit”! Jane keta femije qe tashme ulen ne bankat e shkolles shqipe ne Staten Island dhe kane ardhur me dashurine me te madhe me prinderit e tyre per te vallezuar e kenduar se bashku ne Diten e Pavaresise Kombetare. Programi artistik ne mbremjen festive Aktori dhe dramaturgu shqiptar nga Maqedonia, z.Xhevat Limani se bashku me znj. Klodiana Halsted udhehoqen programin artistik ne kete mbremje. Pasi ju uruan te pranishmeve: “Gezuar Festen e Pavaresise”, ata ftuan ne skene artisten e madhe shqiptare Justina Aliaj, e cila me zerin e saj te magjishem interpretoi dy hymnet kombetare: ate amerikan dhe shqiptar, te cilat u shoqeruan emocionalisht nga shqiptaro-amerikanet. Z.Limani do te pershendeste miqte dhe te ftuarit qe nderuan me pjesemarrjen e tyre. Ai falenderoi ambasadorin shqiptar ne Washington, shkelqesine e tij, z.Sallabanda, amerikanin z.Jim Inffin, ish perfaqesues i Pentagonit ne konferencen e Rambujese, mik i shqiptareve qe ka luftuar per ceshtjen shqiptare, z.Vehbi Bajrami, autori i librit “Shqiptaret e Amerikes”, botuesin e gazetes se mirenjohur “Illyria” ne Diaspore dhe Shqiperi, dhe gjithe pjesemarresve te tjere qe kishin ardhur posacerisht per ta festuar se bashku kete dite te shenuar. Pas falenderimeve, fjala ju dha kryetarit te bordit te Institutit, z.Musa Pacuku. Ai beri nje histori te shkurter te luftrave dhe perpjekjeve shekullore te popullit shqiptar deri ne kurorezimin e saj me fitoren e Pavaresise. Plaku i mencur Ismail Qemali e ngriti kete flamur kuq e zi ne mes te Vlores, sot ai flamur po valon ne sheshin kryesor te Manhatanit ne Bowling Green, ngritur nga dashuria e shqiptareve per te. Z.Limani ftoi ambasadorin e Shqiperise ne Washington, z.Sallabanda i cili nder te tjera tha: Ne historine tone politika dhe vendimet e SHBA kane qene te nje rendesie te jashtezakonshme ne mbeshtetje te kauzes se drejte te kombit shqiptar. Ne jemi shume mirenjohes per kete mbeshtetje, e cila vazhdon te jete vendimtare per zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi dhe ne tere rajonin. Ai falenderoi Diasporen shqiptare per nje kontribut te madh te saj ne ceshtjen kombetare dhe te Kosoves. Ne memorien tone kombetare shqiparet e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenj, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenare. Atdhedashuria dhe patriotizmi i shqiptaro-amerikaneve jane nje garanci e fuqishme e konsolodimit te marredhenieve me SHBA. Ne fund z.Ambasador i uroi pjesemarresit suksese te metejshme ne aktivitete te ardhshme kombetare! Kengetari i shquar shqiptaro-amerikan, me origjine nga Dibra, z.Haxhi Maqellara do te kendonte disa kenge patriotike dhe lirike. Interpretimi i tij u mireprit me duartrokitje te fuqishme nga vallezuesit dhe nga ata qe bisedonin e gezoheshin me shoket dhe miqte e tyre ne tavoline. Z.Maqellara kete vit ju festua ne Diber, me madheshti 35-vjetori i debutimit te tij ne skene duke kenduar nje jete te tere kenge nga te gjitha trevat. Amerikani z.Jim Inffin, foli me nje respekt te madh per perpjekjet e shqiptareve dhe per luften e paepur te UCK. Ai ishte perfaqesues ne konferencen e Rambujese, ku do te merreshin vendime madhore per Kosoven. Gjithashtu ai foli per nje projekt te afert, per ngritjen e nje muzeumi ne Connectikut, ku nje pavion te vecante do t’ja kushtojne Shqiperise dhe Kosoves. Fjala e tij u nderpre nga duartrokitjet dhe u vleresua shume. Edhe biznesmeni i suksesshem, Z.Gani Ahmeti ardhur nga Cikagoja bashke me mikun e shqiptareve, biznesmenin Amerikan, z.Al Anding, pershendeti dhe uroi pjesemarresit ne diten e Flamurit. Familja e tij ka dhene nje kontrubut te vlefshem ne ceshtjen e Kosoves dhe te Shqiperise. Z.Al Anding se shpejti do te investoje ne Shqiperi si dhe do te vazhdoje te kontriboje per ceshtjen shqiptare. Pershendeti dhe djaloshi prej Kosove, Kushtrim Remzi Hoxha, i biri i Remzi Hoxhes, babai i tij figuron nder te zhdukurit ne Kosove. Ai falenderoi Institutin per ftesen dhe ju uroi atyre Diten e Flamurit! Z.Q.Zylo do te paraqiste ne video projeksion foto-albumin e veprimtarise se Institutit, vecanerisht punen me nxenesit ne shkollen shqipe. Mesuese Adelina Lacaj se bashku me bashkeshortin e saj z.Imer Lacaj qe kishin ardhur se bashku te festonin Diten e Flamurit ndjeheshin krenare per punen e palodhshme me nxenesit e tyre qe kane filluar te flasin gjuhen e bukur shqipe. Ndersa trimi i UCK-s, udheheqes i njesiteve speciale “Luanet” ne Kosove, dhe “Skenderbeu” ne Maqedoni, z. Beqir Demhasaj, nder te tjera tha: Shqiperia akoma nuk eshte e pavarur, pasi shume krahina te saj jane lene nen meshiren e shteteve fqinje. Ndonese ju ketu ne Amerike e ngrini flamurin shqiptar, por ne Maqedoni, akoma nuk lejohet nje gje e tille. Pas pershendetjeve, prezantuesja Halsted ftoi ne skene aktorin e 6300 roleve z.Xhevat Limani i cili interpretoi pjese te ndryshme qe nga figura e heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe deri tek heroi legjendar, Adem Jashari. Sa prane na e solli historine shumeshekullore te popullit shqiptar, sa prane i solli te gjithe burrat luftetare ne shekuj per Flamurin dhe Shqiperine, e keto ne fakt i bejne vetem aktoret qe dine mjeshterisht te evokojne historine, nepermjet artit, te vertetes, historine gjithe perpjekje te popullit shqiptar. Interpretimi i tij u prit me duartrokitje te fuqishme duke sjelle emocione te vecanta dhe duke ngritur peshe zemrat e malluara te emigranteve shqiptare per Memedheun e tyre te shumevuajtur! Kengetaret Mimoza Gjikola, Agron Maqellara me zerin e tyre te embel, do te kendonin disa kenge te ndryshme shqiptare duke e bere dhe me te hareshme festen. Kurse Koco Devole, humoristi i shquar i skenes shqiptare, do te sillte pjese te ndryshme nga jeta e perditshme, duke kritikuar dhe fshikulluar pjeset me negative te shoqerise, nepermjet humorit dhe satires. Mbremja u mbyll me valle karakteristike popullore te kenduara nga kengetarja e magjishme Justina Aliaj dhe Haxhi Maqellara me zerin e tij teper melodioz. Njerezit u shperndane neper shtepite e tyre te lumtur, sepse kishin kaluar nje mbremje festive te paharruar ne Diten e Pavaresise, ne Diten e Flamurit Shqiptar. Gjithe mbremja festive u filmua nga TV “Kultura Shqiptare” me producent Adem Belliun, nga TV “Illyria Studio”, nga amerikani Todd Watkins, gjithashtu ishte i pranishem dhe gazetari i Diaspores, z.Beqir Sina, qe do ta percjelle ne gazeten “Illyria” dhe gazeta te tjera. Znj.Klodiana Halsted duke intervistuar ambasadorin shqiptar, z.Sallabanda Z.Xhevat Limani dhe znj.K.Halsted ne prezantimin e programit z.Limani, Maqellara, J.Aliaj, H.Blloshmi, K.Devole Producenit i TV Kultura Shqiptare z.Adem Belliu dhe z.Qemal Zylo Gazetari Beqir Sina, dhe producenti i TV. Illyria Nga e majta B.Demhasaj, z.Anding, z.Sallabanda, z Ifnnin,z.Ruci, z.Ahmeti, z.Pleqi Nje grup te rejash ne mbremjen e Flamurit Pjesemarres ne mbremjen e dites se Flamurit New York, 2008

13 Dhjetor 2008

Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Ne restorantin “Orion Palace”, Instituti Gjergj Kastriot Skanderbeg, se bashku me miqte e shumte dhe te ftuar festuan me madheshti diten e Flamurit Kombetar.
Mjedisi ku do te organizohej festa ishte teper festiv dhe komod, shndriste nga ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit tone.  Ne ekran lexoheshin me shkronja te medha urimi: Gezuar festen e Pavaresise, Gezuar Diten e Flamurit, shoqeruar nen tingujt e muzikes luajtur nga orkestra “Fisniket”.
Njerezit grupe-grupe uleshin sipas tavolinave, duke u takuar dhe uruar njeri-tjetrin.
Ata perqafoheshin si vellezer e motra te nje gjaku ne kete mbremje festive, ne kete dite te shenjte qe i mbledh se bashku.
Ne hyrje ishin anetaret e Bordit te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” qe ju uronin mireseardhjen miqve dhe te ftuarve te shumte.
Ne kete dite te mbushur tejet me emocion, nuk ke se si te mos ngazellehet shpirti, kur sheh femije te vegjel dhe degjon nga goja e tyre paksa me aksent urimin: “Gezuar festen e Flamurit”!
Jane keta femije qe tashme ulen ne bankat e shkolles shqipe ne Staten Island dhe kane ardhur me dashurine me te madhe me prinderit e tyre per te vallezuar e kenduar se bashku ne Diten e Pavaresise Kombetare.

Programi artistik ne mbremjen festive

Aktori dhe dramaturgu shqiptar nga Maqedonia, z.Xhevat Limani se bashku me znj. Klodiana Halsted udhehoqen programin artistik ne kete mbremje.
Pasi ju uruan te pranishmeve: “Gezuar Festen e Pavaresise”, ata ftuan ne skene artisten e madhe shqiptare Justina Aliaj, e cila me zerin e saj te magjishem interpretoi dy hymnet kombetare: ate amerikan dhe shqiptar, te cilat u shoqeruan emocionalisht nga shqiptaro-amerikanet.
Z.Limani do te pershendeste miqte dhe te ftuarit qe nderuan me pjesemarrjen e tyre.
Ai falenderoi ambasadorin shqiptar ne Washington, shkelqesine e tij, z.Sallabanda, amerikanin z.Jim Inffin, ish perfaqesues i Pentagonit ne konferencen e Rambujese, mik i shqiptareve qe ka luftuar per ceshtjen shqiptare, z.Vehbi Bajrami, autori i librit  “Shqiptaret e Amerikes”, botuesin e gazetes se mirenjohur “Illyria” ne Diaspore dhe Shqiperi, dhe gjithe pjesemarresve te tjere qe kishin ardhur posacerisht per ta festuar se bashku kete dite te shenuar.
Pas falenderimeve, fjala ju dha kryetarit te bordit te Institutit, z.Musa Pacuku.
Ai beri nje histori te shkurter te luftrave dhe perpjekjeve shekullore te popullit shqiptar deri ne kurorezimin e saj me fitoren e Pavaresise. Plaku i mencur Ismail Qemali e ngriti kete flamur kuq e zi ne mes te Vlores, sot ai flamur po valon ne sheshin kryesor te Manhatanit ne Bowling Green, ngritur nga dashuria e shqiptareve per te.
Z.Limani ftoi ambasadorin e Shqiperise ne Washington, z.Sallabanda i cili nder te tjera tha:
Ne historine tone politika dhe vendimet e SHBA  kane qene te nje rendesie te jashtezakonshme ne mbeshtetje te kauzes se drejte te kombit shqiptar.
Ne jemi shume mirenjohes per kete mbeshtetje, e cila vazhdon te jete vendimtare per zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi dhe ne tere rajonin.
Ai falenderoi Diasporen shqiptare per nje kontribut te madh te saj ne ceshtjen kombetare dhe te Kosoves.  Ne memorien tone kombetare shqiparet e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenj, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenare.  Atdhedashuria dhe patriotizmi i shqiptaro-amerikaneve jane nje garanci e fuqishme e konsolodimit te marredhenieve me SHBA.
Ne fund z.Ambasador i uroi pjesemarresit suksese te metejshme ne aktivitete te ardhshme kombetare!
Kengetari i shquar shqiptaro-amerikan, me origjine nga Dibra, z.Haxhi Maqellara do te kendonte disa kenge patriotike dhe lirike.  Interpretimi i tij u mireprit me duartrokitje te fuqishme nga vallezuesit dhe nga ata qe bisedonin e gezoheshin me shoket dhe miqte e tyre ne tavoline.   Z.Maqellara kete vit ju festua ne Diber,  me madheshti 35-vjetori i debutimit te tij ne skene duke kenduar nje jete te tere kenge nga te gjitha trevat.
Amerikani z.Jim Inffin, foli me nje respekt te madh per perpjekjet e shqiptareve dhe per luften e paepur te UCK.  Ai ishte perfaqesues ne konferencen e Rambujese, ku do te merreshin vendime madhore per Kosoven.  Gjithashtu ai foli per nje projekt te afert, per ngritjen e nje muzeumi ne Connectikut, ku nje pavion te vecante do t’ja kushtojne Shqiperise dhe Kosoves.  Fjala e tij u nderpre nga duartrokitjet dhe u vleresua shume.
Edhe biznesmeni i suksesshem, Z.Gani Ahmeti ardhur nga Cikagoja bashke me mikun e shqiptareve, biznesmenin Amerikan, z.Al Anding,  pershendeti dhe uroi pjesemarresit ne diten e Flamurit.
Familja e tij ka dhene nje kontrubut te vlefshem ne ceshtjen e Kosoves dhe te Shqiperise.
Z.Al Anding se shpejti do te investoje ne Shqiperi si dhe do te vazhdoje te kontriboje per ceshtjen shqiptare.
Pershendeti dhe djaloshi prej Kosove, Kushtrim Remzi Hoxha, i biri i Remzi Hoxhes, babai i tij figuron nder te zhdukurit ne Kosove. Ai falenderoi Institutin per ftesen dhe ju uroi atyre Diten e Flamurit!
Z.Q.Zylo do te paraqiste ne video projeksion foto-albumin e veprimtarise se Institutit, vecanerisht punen me nxenesit ne shkollen shqipe.  Mesuese Adelina Lacaj se bashku me bashkeshortin e saj z.Imer Lacaj qe kishin ardhur se bashku te festonin Diten e Flamurit ndjeheshin krenare per punen e palodhshme me nxenesit e tyre qe kane filluar te flasin gjuhen e bukur shqipe.
Ndersa trimi i UCK-s, udheheqes i njesiteve speciale “Luanet” ne Kosove, dhe “Skenderbeu” ne Maqedoni, z. Beqir Demhasaj, nder te tjera tha:  Shqiperia akoma nuk eshte e pavarur, pasi shume krahina te saj jane lene nen meshiren e shteteve fqinje.  Ndonese ju ketu ne Amerike e ngrini flamurin shqiptar, por ne Maqedoni, akoma nuk lejohet nje gje e tille.
Pas pershendetjeve, prezantuesja Halsted ftoi ne skene aktorin e 6300 roleve z.Xhevat Limani i cili interpretoi pjese te ndryshme qe nga figura e heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe deri tek heroi legjendar, Adem Jashari.
Sa prane na e solli historine shumeshekullore te popullit shqiptar, sa prane i solli te gjithe burrat luftetare ne shekuj per Flamurin dhe Shqiperine, e keto ne fakt i bejne vetem aktoret qe dine mjeshterisht te evokojne historine, nepermjet artit, te vertetes, historine gjithe perpjekje te popullit shqiptar.
Interpretimi i tij u prit me duartrokitje te fuqishme duke sjelle emocione te vecanta dhe duke ngritur peshe zemrat e malluara te emigranteve shqiptare per Memedheun e tyre te shumevuajtur!
Kengetaret Mimoza Gjikola, Agron Maqellara me zerin e tyre te embel, do te kendonin disa kenge te ndryshme shqiptare duke e bere dhe me te hareshme festen.
Kurse Koco Devole, humoristi i shquar i skenes shqiptare, do te sillte pjese te ndryshme nga jeta e perditshme, duke kritikuar dhe fshikulluar pjeset me negative te shoqerise, nepermjet humorit dhe satires.
Mbremja u mbyll me valle karakteristike popullore te kenduara nga kengetarja e magjishme Justina Aliaj dhe Haxhi Maqellara me zerin e tij teper melodioz.
Njerezit u shperndane neper shtepite e tyre te lumtur, sepse kishin kaluar nje mbremje festive te paharruar ne Diten e Pavaresise, ne Diten e Flamurit Shqiptar.
Gjithe mbremja festive u filmua nga TV “Kultura Shqiptare” me producent Adem Belliun, nga TV “Illyria Studio”, nga amerikani Todd Watkins, gjithashtu ishte i pranishem dhe gazetari i Diaspores, z.Beqir Sina, qe do ta percjelle ne gazeten “Illyria” dhe gazeta te tjera.

 

Znj.Klodiana Halsted duke intervistuar ambasadorin shqiptar, z.Sallabanda

Z.Xhevat Limani dhe znj.K.Halsted ne prezantimin e programit

z.Limani, Maqellara, J.Aliaj, H.Blloshmi, K.Devole
Producenit i TV Kultura Shqiptare z.Adem Belliu dhe z.Qemal Zylo
Gazetari Beqir Sina, dhe producenti i TV. Illyria
Nga e majta B.Demhasaj, z.Anding, z.Sallabanda, z Ifnnin,z.Ruci, z.Ahmeti, z.Pleqi
Nje grup te rejash ne mbremjen e Flamurit
Pjesemarres ne mbremjen e dites se Flamurit

New York, 2008

JU NJOHIM ME POETEN TONË ELINDA MARKU

9 Dhjetor 2008

ELINDA MARKU
në mes të loteve të jeshiltë e Maces blu

Gruaja tjeter poete sfidante e Detroitit, që edhe për atë fare pak dinë, është Elinda Marku, autore e disa librave me poezi. Ani pse e veçuar, e angazhuar me revisten “Kuvendi” në Miçigan, është prej atyre grave krijuese që e thonë fjalen e vet edhe si opinion por edhe si krijmtari. Ndaj është për të ardhur keq se nuk gjen jehonë përtej “Kuvendit” të botuesit Pjetër Jaku. Madje shumëkush në komunitet prej fjalës së saj të guximëshme druhet. Kur s’u pelqejnë të vertetat e thukta të Elinda Markut e etiketojnë, siç bëjnë ca ish punjonjës sigurimi që kanë bërë fole edhe në Amerikë, madje në paradoks, kanë edhe ndonjë media televizive të komunitetit shqiptar të Detroitit në dorë, në saj të parave të nëndorës. Pa çarë kryet për çfarë thonë e flasin ata që ja kanë zili talentin e guximin, e quajnë kokë në vete e kryeneçe, Elinda Marku në poezi vazhdon të thotë fjalën e vet krejt natyrshëm, sa thjeshtë aq magjishëm, e drejtpërdrejtë, me pasuri figurash letrare, emocionuese dhe e pangjashme me poete të tjerë. Madje e thotë fjalen e vet poetike shumë më mirë e shumë më bukur se sa ata që kreshpërojnë në majë të kalit farfuritës të lavdisë vetjake për të cilën punojnë goxha shumë…Sa lodhën të shkretët… Le të perifrazojmë disa vargje të Elindës:

 

“Eshtë trashur kalorësi/dhe kali trishtohet nën shalë/ e midis shalëve të tij…”

Ata pra, që si kalorës të roitur e delirant, si shoqatamaniakë të sëmurë të komunitetit, rrahin gjoksin e bëshëm burrëror se gjoja ata janë e jo tjetër, se ata janë shkrimtarë me emër në botë !!! dhe marrëzitë shkojnë deri atje sa edhe botojnë libra biografike për njeritjetrin. Bëhen biografi ende pa patur vepra. Asnjë gjeni i letërsisë nuk e ka patur këtë privilegj. Diçka di Robert Elsie që thotë se “shqiptaroamerikanët kanë para e botojnë libra.” A thënë ndryshe sharrojnë të shkretat pyje…

Elinda Marku, poetja me fëmijëri me “lotë të jeshiltë” në Rubik, që nëna kur e lindi i vuri emrin Elinda e vetë me pas ndrroi jetë, Elinda me universitet të mbaruar në Shkodër dhe universitetin e jetës në Detroit, “Macja - poetike- blu” siç metaforon në titullin e një libri të saj me poezi, nuk mund të jetë e qetë e indiferente, ndaj nuk pranë t’i stigmatizojë prapsitë e kësaj bote njerëzore me poezi por edhe me polemiken e shkruar e fort të mprehtë, por a dëgjojne ata që duhet të dëgjojnë?! Jo besa. Se lavdia dhe shurdhëria janë vellezer siamezë.

Punët jane katandisur aq gazmëndshëm në komunitetit shqiptaroamerikan të krijimtarisë, letërsisë e arteve, manisë së pafundësisë së shoqatave, mendësisë për t’i parë këto shoqata si parcela personale, rrahjes së gjoksit nëpër tubime a në ca dreka e darka me aheng “atdhetar”; sa do të duhej një Molier, të vëzhgojë e të shkruaj komedi, që pastaj me “prijetarët” tanë të gajaset bota.

Atëherë vertetë do të kenë bërë emër në botë fodullët tanë rapsodë me disingtiv….

nga:Kolec Traboini

FESTA E FLAMURIT NA BASHKOI NË BERLIN

7 Dhjetor 2008

Pal Sokoli: Flamuri shqiptar na bashkoi në Berlin
E premte, 05-12-2008, 06:30pm (GMT)

Pal Sokoli
Pal Sokoli

FLAMURI SHQIPËTAR NA BASHKOI  NË BERLIN

 

28 NËNTORI SHQIPËTAR

 

Nga Pal Sokoli

 

Ne Kulturhaus Mitte në Berlin me 30.11.2008, me organizimin shoqatës se posa formuar“Albunivers“u mbajt një manifestim i larmishëm kulturor për nderim të ditës se Flamurit 28. nëntorit. Ne tribunën e kësaj salle qe në prapaskenë valëvitej flamuri kombëtar dhe video filmi i ngritjes se tij ne Vlorë nga Ismail Qemali.

Hapjes se këtij tubimi i parapriu intonimi i himnit kombëtar ku i kënduan te gjithë të pranishmit. Dy udhëheqëset e programit Safie Aliu (në gjuhën gjermane) dhe Nives Shtylla, prezantuan miqtë e ftuar të këtij e rastit dhe përshëndeten publikun e gjerë pastaj  fjalën ja dhanë udhëheqëses se kësaj shoqate  Mëremë Llubanit. Z. Mëremë Llubani pasi qe përshëndeti të gjithë të pranishmit, foli shkurtimisht për qëllimin e këtij manifestimi dhe njoftoj të pranishmit me rrjedhën e programit. Zonja Mëremë përshëndeti mysafirët e nderuar të manifestimit duke i dhënë fjalën këshilltarit te ambasadës së Shqipërisë në Berlin z.Etrit Bekteshi. E. Bekteshi në emër te Ambasadës sh Shqipërisë ju uroj të pranishmëve 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe u ndal shkurtimisht te të arriturat e gjertanishme të shtetit shqiptarë  dhe qëllimet  imediate te saj:anëtarësimi ne NATO,dhe BE,pastaj rendësi i dha edhe pavarësisë se Kosovës dhe përkrahjeve reciproke.

Pastaj u dha një historik i Shqipërisë dhe pavarësisë se saj prej 30 minutash ne një video transmetim dhe në gjuhen gjermane. Vallëzimi  i lehtë  i valltareve të grupit të valleve ”Dallëndyshet” me vallen e pavarësisë ishte i shkëlqyes,dhe tërhoqi vëmendjen e shikuesve. Prezantueset ftuan ne foltore Kryetarin e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptarë ne Gjermani z. Martin Çuni i cili në Berlin kishte ardhur me një ekspozitë fotografish nga koha e luftës dhe qe lidheshin edhe me festen e Flamurit edhe me 10 vjetorin e themelimit te radios se UÇK-së “Radio Kosova e lirë”.Martin Çuni ju uroj te pranishmëve festen dhe foli shkurtimisht për rendësin qe ka liria për kombin shqiptar. Tre pranishmit i  përshëndeti edhe Dibran Demaku, poet,dhe recitoj dy poezi qe lidheshin ngushtë me 28 nëntorin. Dy poezi në gjuhen shqipe dhe një poezi në gjuhën gjermane lexova edhe unë,Pal Sokoli, qe gjithashtu lidheshin me festen e Flamurit. Në  korridorin e gjatë të kësaj shtëpie kulture përveç fotografive të formatit të madh të z.Martin Çuni kishte edhe piktura të piktorit shqiptar nga Tetova Ben Kalili, i cili gjithashtu përshëndeti te pranishmit dhe ju uroj festen. Zela Suka këndoj një potpuri këngësh me motive arbëreshe te përcillur vetëm me Kitarë. Këngët e saj u përcollën me zë edhe nga publiku i gjerë. Ndërsa pas një performance të vallëzimit modern nga grupi””Shutt Down” fjalën e mori njëra nder udhëheqëset e shoqatës “Albunivers” Nazlie Tahiri. Nazlia foli për historikun e shoqatës ,për vështirësitë dhe për bashkëpunimin e shoqatës me institucionet apo edhe me shoqatat tjera. Disa poezi nga autor te ndryshëm u recituan edhe nga nxënësit e shkollave shqipe këtu ne Berlin siç ishin; Krenar Aliu, Arianit Tahiri, Ali Mramori, Adelina Cocaj etj. Ne skenë doli edhe njëherë Krenar Aliu me disa ekzibicione te mjeshtërisë se Tak-Wan-do-së. Këtë mbrëmje te bukur dhe të larmishme kulturore e përmbylli vogëlushja Dorina Romman me interpretime te mrekullueshme me violinë.

Ne korridorin dhe ne bufenë e kësaj shtëpie kulture kishin nxënë vend te posaçëm ushqimet e përgatitura nga kuzhina shqiptare,dhe qe ishin te bollshme për me tepër se 200 pjesëmarrës.

Ky takim mbahej kur në Berlin u kthyen nga Kosova tre  shtetas gjerman qe mbaheshin ne paraburgim me akuza qe kishin minua qendrën e Eulexit në Prishtinë ndërsa ne sallën ku mbahej ky manifestim kishte mjaft edhe pjesëmarrës gjerman. Derisa gjuha shqipe bashkon shqiptarët kudo qe janë, ashtu edhe Flamuri shqiptarë bashkon shqiptarët dhe do ti bashkoj rreth vetit përgjithmonë kudo qe ndodhemi.

 

28 Nentori - Berlin
28 Nentori ne Berlin nga e majfta Dibran Demaku Pal Sokoli Martin Cuni

Dorina Romman me violine
Grupi i Valleve Dallendyshet gjithmone ne festa

Nazlie Tahiri
Prezentueset

esse rreth librit”KRISMA E FJALËS”

2 Dhjetor 2008
 

Rrustem Geci: KRISMA E FJALËS
E hene, 01-12-2008, 10:27pm (GMT)

Rrustem Geci

Ese  letrar për librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“

 KRISMA E FJALËS

(Një krismë në këngë, është fjala, gjaku i të rënëve, dhimbja e së bukurës, jetët e mia në kryengritje! )

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Libri më i ri i Shaban Cakollit, „Krisma  e fjalës“ është  një  prurje  e  re  në  komunitetin letrar në diasporë. Shpirti i trazuar i poetit lexuar  përmes  vargjeve të tij na e afron një shpërthim poetik të kohës sonë. Në këtë  vetësi  shpërthimesh, Cakolli guximshëm hyn thëllimave  të  turbullta të jetës , për  të  kap të  thellën, të  gjerën, të  largëten. Udha e ylbereve  shkruan  Cakolli  përherë  më  ka pëlqyer. Nga ajo udhë nuk kam të shkëputur. Përplasjet e jetës për poetët jo  rrallë  e  godasin, e  gërvishtin, dhe  shenjëzojnë. Burra, shkruan  Cakolli, / Nata  është  shumë poshtë / për  ta  ndjerë diellin / për  të  bërë  më shumë/. Asnjë dehje s´më  ndihmon. Të gjitha dehjet i kam braktisur. Më  kot futem në pijetore, dhimbja  nuk  më  del,  nuk  më  ik  as  zemërimi. Këto  dhe  vargje  të  tjera  të Cakollit tregojnë se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë.Shaban Cakolli u lind më 22 korrik  1958  në  Krilevë  të  Dardanës. Shkollën fillore  e  kreu  në  vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Në jetën e ashpër me Kosovë, përballja me armikun ishte e domosdoshme. Çdo fjalë e imja në shqip në veshin e fqiut serb ishte një krismë pushke . Cakolli deri më tash ka botuar 4 libra; 1) Tokë dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut,  4) Krisma e fjalës. Peisazhi  poetik i  Cakollit  është i gjerë dhe i thellë. Është e çuditshme  por  e vërtetë. Nën krisma fjalësh nisi poemën time ,sa herë të kam në varg  o Kosovë, vargje  të  pathëna  prej  shpirtit  ngrihen . Dallendyshe, shko  tek  kopshti im, dhe këputë  një  mollë, dy  mollë,.. tri  mollë…dhe na i  sjell  në  tryezë  t´i  hamë , se janë të  kopshtit tim. Pamjet  e  fiksuara  poetik, togfjalshi  I pasur, metonimia  dhe  ylberet e tjera të semantikës, përshkojnë  në  tërësi  librin. Jo  vetëm  në  këtë  vepër, por edhe në librat  e  tjerë  Cakolli  ka një linjë të pandërprerë të penjëve të gjakut, që poezisë së tij i japin  jetë. Veprimtaria  poetike  dhe politike e Shabanit  është  e  gjerë. Përveç  pasionit  të  poezisë, Cakolli  shquhet  edhe  për  aktivitetin  e  tij  nëpër  forume  në  internet,  në shpërndarjen  e  krijimeve  të  autorëve  të  ndryshëm  nga  të  gjitha  trevat  shqiptare. Trazirat  në mua thotë Cakolli janë të  perëndishme. I  gjithë  ky  gjelbërimi  ynë   rrënjët  i  ka  në  kozmosin  e  shpirtit , në  mendjen  tonë  të  pafjetur. Andaj, dora është pjesë e këtij  krijimi  që  bënë  vetëm  detyrën. Të  krijosh  nuk  është  lehtë. Poezia  për Cakollin është vasha  e ëndrrave, ku sa më shumë njihesh, aq më  shumë dashurohesh.Kujtoj se         botimi I “Krismës” I liron vendin një libri që memzi prêt të botohet. Sukses autorit!..

 

komente dhe analiza

1 Dhjetor 2008

Femi Cakolli: Si dhe pse u bëra i krishterë?
E hene, 01-12-2008, 10:44am (GMT)

Si dhe pse u bëra i krishterë?

 

Nga Femi Cakolli*

 

Fëmijëria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi

 

Ashtu si shumë bindje të shumta që një fëmijë i merr nga familja e tij, edhe me mua ishte njësoj, dhe ndër to ishte feja, përkatësisht formimi mbi religjionin. Megjithëse rrjedh nga një familje me besim mysliman, unë gjithsesi trashëgova në jetën time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot më kujtohen këto pikëpamje të dikurshme mësimesh: feja myslimane asht feja ma e pastër; feja myslimane asht ma drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perëndisë; çdo fëmijë lind mysliman; myslimanët kanë bajramin, xhaminë, Kuranin, hoxhën, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, në mesin e rinisë sonë të atëhershme “revolucionare” ishte turp që t’i besosh dhe t’i zbatosh këto gjëra, ose të besosh ekistencën e Zotit, dhe më turp të merresh me xhami ose me kishë, sepse “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Megjithëse ne edhe si familje, sidomos vëllezërit më të mëdhenj, ishin veprimtarë ilegal të çështjes kombëtare, të organizuar nëpër grupe të ndryshme, i ndikuar nga ata dhe literatura që kishin me baza patriotike dhe markisto-leniniste, të gjitha këto në mua krijuan një opinion të ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani mora pikëpamje të reja mbi çështjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra është vetë Zoti; se Kurani s’është libër i shenjtë; se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne për fe kemi shqiptarinë dhe se besa është prifti i shqiptarisë; se hoxhollarët janë spiunët më të mëdhenj të Serbisë; se hoxha nuk hip në minare pa pare; se shkenca është përgjigjje e çdo gjëje etj.

 

Një përpjekje për t’u bërë hoxhë!

 

Babai im ishte hoxhë fshati për shumë vjet, dhe me një mënyrë edhe përmes tij njihja të fshehtat e praktikës fetare të klerikëve myslimanë, të literaturës islame, si dhe shkallën e injorancës dhe të primitivizmit të turmës islame (xhematit) në xhami dhe në jetë. Babai im kërkonte prej meje që të regjistrohesha në medresën e Prishtinës. Ishte viti 1985. Isha në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë nuk kisha dëshirë për këtë, edhe pse u bënë shumë përpjekje, në fund doli se nuk u pranova në këtë medrese. Më kujtohet, kur komisioni për pranimin e nxënësve të ri më pyeti për tri çështje: 1. Na e thuaj (a di) ndonjë dovë (lutje) n’arabisht? E unë nuk e thashë mirë përgjigjen. 2. A e ke Kuranin n’shpi? Unë iu përgjigja, jo! 3. A don me u ba hoxhë katuni more djal? Iu thashë, jo, pasi kjo pyetje më tingëllonte një ironi dhe cenueshmëri të padurueshme!

 

Pse nuk u bëra hoxhë katundi?

 

Së pari, kisha frikë, kur mendoja se nesër, unë si i ri, kur dikush do të vdiste, e zakonisht kisha trem nga të vdekurit, veçanërisht nga të vjetërit, dhe po llogaritja se unë do të jem i obliguar t’i laja ata (“me e la xhenazen”), kurrsesi ta pranojë këtë ofertë hoxhollaku. Paramendo, një të ri 18 vjeçar si hoxhë, duke e larë një plak 90 vjeçar të vdekur, lakuriq. O Zot, si mund të përballet kështu kjo jetë fetare pata menduar, dhe çfarë Zoti është ai i cili kërkon prej meje diçka të tillë. Gjëja e dytë ishte, se nëse unë bëhesha hoxhë, më s’kisha mundësi të jem me shokët dhe shoqet e mia. S’kisha mundësi të luaja më futboll, të lahesha në lum, të shikoj sportin në televizion, s’mund të merresha me krijime, s’mund t’i kisha veshur ato rroba që i dhëshiroja etj. Gjëja e tretë, mua më dukej sikur po i tradhëtoj idealet e rinisë sonë të atëhershme që sakrifikohej nëpër burgje për idealet e kombit, sepse si hoxhë më unë nuk do të kisha aq shumë kredibilitet i të qenët patriot, revolucionar etj. Çfarë do të kisha si hoxhë: fshatarët do më respektonin formalisht; do të kisha me vete një tufë pleqësh që nuk të dëgjojnë e as nuk të kuptojnë mirë; do të kisha rast t’i marrë para pas çdonjërit që do të vdiste në “vilajetin” tim, dhe do t’i prisja ofertat e ramazanit e kështu me radhë. Me një mënyrë po kuptoja se thirrja si hoxhë më izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte të reja të dijenisë, nga privimi i lirisë çfarë unë e ëndërroja ta kem në thellësitë e shpirtit tim, dhe assesi të pajtohesha me këtë fat, pasi që nuk kisha se me çfarë të krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherë mendoja të shkruaja një roman mbi këto ngjarje. Deri në këtë moshë, dhe deri sa kam mbaruar shkollën e mesme nuk kam ditur se shqiptarët janë edhe të krishterë edhe myslimanë. Madje nuk kam ditur as për popujt e tjerë. Mendoja se gjithë njerëzimi është myslimanë, përveç serbëve. I ndikuar nga botëkuptimi islam urrejtja ime në atë kohë ndaj serbëve ishte vetëm pse ata ishin “kryqali”, por jo se ata ishin armiqtë dhe shtypësit tanë, këtë e mësova vetëm nga atdhetarët.

 

Rinia studentore: faza e vetëdijësimit dhe e analizimit

 

Në Prishtinë erdha për të studiuar letërsinë shqiptare në vitin 1989, me një motiv kryesor që të njoh më mirë shpirtin, letërsinë dhe historinë e kulturës sonë. Tani kisha një përkushtim shumë të madh duke lexuar libra të ndryshme edhe sipas zgjedhjes sime të lirë, duke dëgjuar profesorë të ndryshëm, duke marrë pjesë nëpër takime dhe supoziume të ndryshme, duke jetuar në një ambient të ri etj. Këto ndikonin në mua që më analitikisht t’i gjeja përgjigjiet për disa çështje të kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime të reja në mendjen time. Banoja në konvikt, dhe në dhomë kisha një cimer që ishte shqiptar katolik, nga Stublla e Vitisë. Mësova nga letërsia dhe historia jonë se dikur gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë, dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishë të tillë edhe në Prishtinë, se letërsia jonë kombëtare, rreth 300 vjet, pandërprerë, prej fillimit, është shkruar kryesisht prej priftërinjve katolikë apo ortodoksë. Zelli që ta studioja më mirë një lëndë të vitit të parë, Letërsia e vjetër shqiptare, më çoi deri tek kisha katolike në Prishtinë, dhe kjo e dyta më çoi deri tek kisha protestante, po ashtu në Prishtinë, për të kërkuar më shumë literaturë kishtare, religjioze dhe psikologjike.

 

Krahasimet dhe burimet civilizuese

 

Zbulimi i këtyre dy kishave në të menduarit tim zgjoi interesim lidhur me praktikimin e jetës së krishterë. Ndërkohë, u ndesha edhe me më shumë fakte të tjera, se: xhamia e madhe në Prishtinë, para 280 vjetëve kishte qenë kishë, madje në oborr të saj kishte qenë varri i Pjetër Bogdanit; se ndërtesa e teatrit kombëtar kishte qenë kishë; se një kishë tjetër ishte rrënuar në Prishtinë, dhe në vend të saj ishte ndërtuar një ndërtesë tjetër; se para Hotel Grandit në Prishtinë deri 37 vjetvëve kishte pasur edhe aty një kishë dhe ishte rrënuar; se kishte ende familje të shumta që në fshehtësi praktikonin fenë krishtere, kurse formalisht për opinion ishin myslimanë etj. Një gjë tjetër që vëreja ishte edhe krahasimi i ritualeve dhe jetës fetare ndërmjet kishës dhe xhamisë, ndërmjet priftit dhe hoxhës, ndërmjet Biblës dhe Kuranit, ndërmjet kulturës krishtere dhe islame, ndërmjet vendeve perëndimore dhe lindore. P.sh. derisa në meshë kam parë edhe të rinj, vajza dhe fëmijë, në xhami kryesisht shihja pleq. Edhe pse populli ynë me shumicë myslimane vëreja që ata më shumë i zinin besë priftit sesa hoxhës. Prifti fliste gjuhën shqipe, hoxha arabishten dhe herë-herë një shqipe shumë të varfër. Krahasimet janë tmerruese. Fillova që të lexoj librin “Rrethimi i Shkodrës” të Marin Barletit. Ndër të tjera atje shohim përshkrimin e bukurisë ( e veshur me lloj fustanelle, në të bardha dhe në të zeza, me flokë të gjata për shpine) dhe të trimërisë së gruas shqiptare, (shkel mbi kufomën e burrit të saj dhe hedh zjarr nga kështjella kundër armiqëve). Duke i lexuar këto përshkrime nga ky libër, në shtëpinë time, në mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari, nëna shkodrane, e para 500 vjetëve, (e bukur, trimëreshë, atdhetare) dhe nëna ime, sot (me bukurinë e saj të mbuluar me petkat e urryera nga shkodranja, ndërsa atributi kryesor i personalitetit të saj ishte “të heshtësh”, “të lindësh”, “të shërbesh”). Nga historia jonë kombëtare mësova një mësim të madh se tek iliro-shqiptarët nuk ka ndonjë institucion më të vjetër sesa kisha e krishterë e cila ka një vazhdimësi 2000 vjeçare. Asgjë tek shqiptarët nuk ka më të vjetër sesa kisha e Krishtit, gjithë të tjerat ose janë më të reja ose janë ndryshuar. Dhe sot vetëm kishës së krishterë në mes shqiptarëve i ndodh që të jetë edhe vlerë themelore fetare dhe kombëtare.

 

Krahasimet e vlerave shpirtërore: krishterimi dhe islamizmi

 

Në atë kohë jo s’e kisha ndonjë formim teologjik mbi këto çështje, por unë duke u nisur nga kontaktet që kisha formuar me të krishterët, si dhe duke ditur çfarë është jeta islame, me kohë vëreja disa dallime të mëdha. Të krishterët, sidomos ata ungjillorë, këmbëngulnin në të jetuarit e shenjtë, në falje, në pendim, në dashuri, në emancipim të vazhdueshëm frymor, prej myslimanëve nuk kërkohet asnjëherë. Kur fillova qa ta lexojë Biblën, ndër të tjera hasa dhe në historinë tonë. Bibla përmendte Ilirinë, Dalmacinë, Apolloninë dhe Nikopojën, prandaj kjo më dukej më afër, përderisa Kurani, të cilin shumë më vështirë e kuptoja, më dukej shumë më i largët. Biblën e vëreja si një histori enciklopedike e dijës së shumë popujve, kurse Kuranin më tepër si një rezyme biblike jo e qartë arabe. Të bëhesh i krishterë kërkohej një kontakt apo një përjetim i Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashëgohej qysh prej paralindjes. Kjo mendësi e trashëgimisë së besimit ose të religjionit është gabimi më serioz i doktrinës religjioze, pasi që kurrë nuk do të ketë rilindje frymore të besimtarëve. Ne kuptojmë se gjenet, pasuria, të mirat materiale kulturore trashëgohen, por jo edhe idetë, apo religjionet. Tek krishterimi unë gjeta një liri dhe tolerancë më të madhe, se sa tek islamizmi. Nuk ka ndonjë krahasim më të mirë të jetës dhe vepërs së Krishtit dhe Muhamedit për të kuptuar dallimet mes krishterimit dhe islamizmit. Jezusi e jep jetën e tij për ne mëkatarët që të shpëtojmë kurse Muhamedi i vret ata që nuk besojnë si ai. Jezusi i ringjall njerëzit kurse Muhamedi vret. Jezusi nuk ishte kurrë i martuar, e Muhamedi kishte 14 gra etj.

 

Gjoni dhe feja jonë e vjetër

 

Mbaja mend nga babai im dhe nga dëshmitarë të tjerë duke dëshmuar se ne dikur si familje, të ardhur para 170 vjetëve nga fushat e Leskocit, paraardhësit tonë kanë qenë të krishterë ortodoksë, dhe se Gjon ishte emri i paraardhësit tonë të fundit të krishterë i cili kishte kaluar në besimin mysliman. Qysh nga fëmijëria kisha një respekt dhe tingëllim të mahnitshëm për këtë emër. Stërgjyshi ynë ishte Gjoni, dhe prej tij e deri tej unë na ndanin vetëm 11 breza. Në vitin 1991, për herë të parë kisha në dorë Dhiatën e Re, dhe njëri nga ungjijt quhej “ungjilli i Gjonit”, dhe ky ishte një ungjill i cili në mënyrë themeltare më fliste Zoti. Para vitit 1990 jo vetëm në familjen tonë por në të gjitha të anës sonë festohej me një mënyrë Krishtlindja (populli e quan Bozici), pastaj Shën Gjergji, Shën Mitri etj.

 

Besimi në Jezus Krishtin

 

Ishte marsi i vitit 1992, kur unë përfundimisht ia dorëzova zemrën time Jezusit si Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Zoti më kishte dhënë një vegim, dhe aty më thirriste që unë të bëhesha prift i tij (i ndarë për të, i veçuar prej tij, i dedikuar për të). Ky ishte një përjetim personal, dhe unë iu dorëzova kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë. Unë kisha një përjetim personal të bekimeve të Zotit mbi mua. Jezusin e pranova në jetën time, duke qenë sundimtari dhe zotëruesi im. Bëra lutjen e shpëtimit dhe të pendimit prej mëktateve, dhe kjo ishte lutja ime e parë bërë Zotit plotësisht në gjuhën shqipe. Kisha një çlirim dhe një prekje shpitërore. Për ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetër nuk më detyroi. Në këtë vendim unë isha vetë i zoti. Krishti nuk kërkoi prej meje se duhet ta ndërroja emrin dhe mbiemrin tim, as të kisha njdonjë petk të veçantë, as ndonjë imixh të veçantë, as për ta spiritualizuar këtë besim, por thjesht që jeta ime ta kënaqte Zotin dhe që zemra ime të shortohej për të, e as që të bëhesha katolik apo ortodoks, por që të isha ndjekës i tij personal, dishepull i tij.

 

Kundërshtitë e besimit tim protestant

 

Besimin tim fillova që ta shfaq së pari në kishën protestante në Prishtinë, e pastaj edhe në familjen time, dhe tek rrethi im më gjërë. Gjithëkund korrja reagime të ashpra në emër të disa parollave të mëdha. Më parapara për cilindo njeri apo ideologji që flisja nuk kishte reagime të tilla, as për Budën, as për Konfuçin, as për Platonin, as për Muhamedin, Abrahamin, as për Marksin, as për Leninin etj., por për Krishtin, kishte një averzion të madh. Kështu kuptova që në fillim luftën frymore, dritën nga errësira. Bibla thotë që terri dhe djalli e kundërshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota është gati që të marrë gjithçka që vjen nga vetvetja e saj. Kundërshtimet ishin, dhe vazhdojnë që të jenë edhe sot nga njerëz apo grupacione të ndryshme. Më kujtohet kur isha ftuar nga disa inspektorë serbë në bisedë informative lidhur me besimin dhe veprimtarinë time. Ata me ironizonin duke më thënë “ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh të vdisësh. Pse të intereson Krishti, ai është i yni, ju jeni me turq, me arabë. Dëgjoje atin tënd, dhe se krejt shqiptarët jeni myslimanë”. Policia serbe, disa herë më kishte marrë në pyetje dhe kishte kontrolluar banesën time, duke dyshuar se unë jam spiun i CIA-s, së bashku me të gjithë ungjillorët e Prishtinës. Madje në gazetën “Jedinstvo”, dhe “Politika”, po botohej në feton kundër nesh dhe lëvizjes ungjillore në Kosovë, kurse një “gazetar”, specialisht po për këtë temë shkroi një libër lidhur me ne, në dy vëllime, i quajtur “Ubij bliznog tvoga” . Po ashtu më kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanë shqiptarë, të cilët kishin dëgjuar për këtë, më ftuan në bisedë, dhe ata ishin të bindur se ne vërtetë ishim bashkëpunëtorë të CIA-s. Unë po u sqaroja se nuk është ashtu, ndërsa njëri prej tyre më thoshte “dashtë Zoti që të jeni, pse jo, dhe s’keni nevojë që të na tregoni”. Shumë të tjerë, nga shqiptarët, më thonin se ne kemi lidhje me shkiet. Katolikët na quanin si “laramana”, dhe se ne s’mund të ishim të krishterë pasi që nuk kishim lindur të tillë. Disa nga shokët e mi më quanin për të çmendur sepse po merresha me fe, me gjëra të kota. Intelektualët na quanin sektë, disa të tjerë se besimin e kam ndërruar për të holla. Ishte viti 1996, kur më thirri në hoxhë i rëndësishëm i Prishtinës në bisedë, dhe ai kërkonte prej meje botërisht që ta mohoj këtë besim, sepse sipas tij shumë veta myslimanë do ta marrin këtë besim. Në vitin 1998 Krishtin pranoi edhe babai im ashtu sikur edhe shumë anëtarë të tjerë të familjes sime. Jezusi ka paralajmëruar se për shkak të tij do të kemi persukutime dhe përjashtime. Unë jam i kënaqur dhe me paqe dhe me besim të sigurtë dhe aktiv duke përmbushur dy porositë e mëdha të Zotit Krisht: Duajeni Perëndinë me gjithë qenien tënde dhe duaje të afërmin tënd si vetveten si dhe të përhapim mbretërinë e Perëndisë tek çdo njeri. Edhe për kundërshtimet ndaj besimit duhet falënderuar Perëndia. Çfarë besimi do të ishte ai në qoftë se nuk do të kishte sprova të ndryshme.

 

Zoti ju bekoftë!

 

*Femi Cakolli është pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”, në Prishtinë.

Dërgoi për ZSH: Ilir Dardani

femi.jpg

NË HAMBURG U FESTUA FESTA KOMBËTARE E FLAMURIT

1 Dhjetor 2008

Reportazh

Në Hamburg u festua 28 Nëntori, Festa jonë kombëtare
E diel, 30-11-2008, 03:18pm (GMT)

FLAMURI KUQ E ZI , SIMBOL I IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

 

Të premten, në Hamburg, në Klubin Shqiptar “ Verrat e Llukës”, u mbajt një mbrëmje festive për ndër të 28 Nëntor festes së Flamurit tonë kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes se komandantit Adem Jasharit. Në mbrëmjen festive kishin ardhur shumë bashkatdhetarë thuaja nga të gjitha trojet tona etnike.

            Fjalën e rastit për ketë festë e mbajti kryetari i klubit z. Haxhi Dervishaj, i cili mes tjerash tha:  “të nderuar bashkatdhetar,  jemi mbledhur sonte këtu për ta kujtua një ditë të madhe për tërë kombin tonë, jemi mbledhur ta kujtojmë  28 Nëntorin, ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Dhe është hera e parë që kjo festë gjithë kombëtare po festohet me dy shtete të pavarura shqiptare; me Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj, sa herë i afrohemi muajt Nëntor, shpresat tona, gëzimet tona janë më të mëdha, sepse qenia e jonë kombëtare me këtë muaj është e lidhur më së shumti më çështjen e vet ekzistencës sonë. Historia jonë ka treguar, dhe tregon edhe sot, se pikërisht me muajin Nëntor kanë ndodhur ngjarjet e mëdha për kombin tonë. Andaj, gjithmonë në Nëntor ndjehemi më të  gëzuar, apo, jemi mësuar që pikërisht në nëntor t´i sublimojmë përpjekjet tona për liri dhe pavarësi…

            Pastaj, zoti Dervishaj tha:  sot, derisa Kosova po përplaset për një pavarësi të mirëfilltë, kanë mbetur edhe shumë troje tjera shqiptare që nuk mund ta festojnë ditën e flamurit tonë. Prandaj, të urojmë të gjithë së bashku që në një Nëntor të tretë të festojmë të gjithë të lirë  28 Nëntorin, ditën e Flamurit tonë Kombëtar, 28 Nëntorin ditë e shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë dhe, 28 Nëntorin ditëlindjen e komandantit tonë legjendar Adem Jasharit. “

            Në ketë mbrëmje nuk u la pa u përmendur edhe kjo; pse gjithmonë në festa gjithë shqiptare mungojnë  mërgimtarët që vijnë nga Shqipëria?! Ata, sikur janë integruar më shumë se sa kërkohet sepse, asnjëherë nuk organizojnë manifestime kombëtare dhe shtetërore, nuk marrin pjesë në tubime gjithë shqiptare dhe, fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollat shqipe në Hamburg.

            Në pjesën e dytë të Festes, grupi muzikor “Jusuf Gërvalla” me këngëtaret dervish ferizi, Gani Gashi, Muhamet Nikqi Mentor Haxhiu, kënduan këngë  kushtua Flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, Adem Jasharit, Sali Çekajt dhe këngë tjera folklorike.

(Për komisioni për informim-Musa Mazrekaj)

Lexo/Shkruaj Komente (0) Printo Dergoje Top

KONGRESI I MANASTIRIT-SHKRUAN D.r.Femi Cakolli

30 Nëntor 2008

Historia e panjohur e Kongresit te Manastirit


nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 31.12.2007

Roli kombëtar i kishës protestante shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe

Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor
Redaktuar nga Magda Maylam

Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, është një nga ngjarjet më të shënuara të kulturës shqiptare. Merita më e madhe e Kongresit të Manastirit qëndron në faktin se ai bëri të mundur që, më në fund, pas shumë përpjekjeve historike, shqiptarët të përdornin një alfabet të vetëm, që reflektonte identitetin e tyre kombëtar: një alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja latine, evropiane).

Patriotët shqiptarë, që meritojnë të përmenden për rolin e tyre të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit janë ata, që Mihal Gramenoja i quan “foleja kombëtare” me qendër në Korçë. Në krye të kësaj “foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko Biografia e Gjerasim Qiriazit), pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anëtarët e kësaj “foleje” ishin themelues dhe drejtues të këtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçë, më 1891; Shkolla e të Dielës, më 1891(si pjesë e Kishës Ungjillore të Korçës); Shkolla e Vajzave, më 1891 (shkollë laike, që udhëhiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi); Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, më 1892 (shoqëri ungjillore dhe letrare); Letra e Vëllazërisë, më 1892 (gazetë) dhe Ylli i Mëngjesit (shoqatë e grave).
Është për t’u theksuar këtu vlera shoqërore dhe kombëtare e Kishës Protestante Ungjillore Shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare, në Shqipëri ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri. Ishin pikërisht protestantët shqiptarë ata, që dolën hapur në Korçë në vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur në Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan të hapin kisha, të predikojnë, të luten dhe të këndojnë në shqip. Guxuan të hapin shkolla, si edhe të shkruanin dhe të botonin libra në gjuhën shqipe. Ishin pikërisht këta intelektualë shqiptarë, që ofruan frymën dhe gjakun e tyre për të themeluar alfabetin shqip.

Kongresi nuk do të kishte patur kurrë suksesin që pati, pa ndihmën e klubit “Bashkimi” të Manastirit, i cili u drejtua për shumë kohë nga Gjergj Qiriazi si nënkryetar. Komisioni i Punës së Alfabetit i kreu punimet e tij pikërisht në shtëpinë e Gjergjit. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ai ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike. Protestantë të tjerë, që ishin të përfshirë në udhëheqjen e Kongresit të Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit të ABC-së; Kristo Dako, pjesëmarrës; Fineas Kenedi, vëzhguese (e vetmja amerikane, që mori pjesë në Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, nga të cilët mbi 35 ishin shqiptarë protestantë, kurse të tjerët ishin shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Kongresi mori vendim për të hapur shtypshkronjën e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parë shqiptare, e cila u bë shumë e njohur kudo ndër shqiptarët, por u mbyll më vonë nga turqit.

Për kontributin e madh kombëtar, që kishte dhënë “foleja kombëtare”, me rastin e 40-vjetorit të veprimtarisë së saj, më 2 korrik 1931, në Kamëz, Mbreti Zog dhe Nëna Mbretëreshë e dekoruan atë me çmim të lartë. Kjo fole kombëtare, gjatë kësaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: “Instituti Qiriazi” (Instituti Kyrias).
femicakollpastorthumbnail.jpg

KADRI MANI

25 Nëntor 2008

Elita Kombëtare

Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
E marte, 25-11-2008, 02:05pm (GMT)

SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN DHE VEPRIMTARINË E Z. KADRI MANI

 

Nga Abas Fejzullahi

 

Kadri  Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri, vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.

Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e ribotimit të poemës “FALË TË QOFTË GJAKU!”, po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Është i martuar, baba i tre fëmijëve, të shkolluar, të martuar e të rregulluar. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit. Ka qenë i dënuar politik me 25-vjet burgim, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mirtovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

 

Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhëna:

 

Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është Kryeredaktor te revista “Shqipëria etnike” dhe te Zemra Shqiptare (www.zemrashqiptare.net), aktor teatri.

 

Deri më tani ka botuar këto libra:

 

1.”Shqipja e Lartësive” (kurorë sonetike), 1988; 2.”Falë të qoftë gjaku!” poemë: tash ribotim i korrigjuar dhe i plotësuar), 1997; 3.”Nënë Tereza e Shqipërisë” (kurorë sonetike) 1998; 4.”Shqiptarët janë atje!” (Publicistikë) 1999; 5.”Nuset tona” (Roman: tash i dramatizuar nga artisti i famshëm zotni Sylejman Lokaj), 2003 ; 6. “50-VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR” bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani ;- ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.

 

Email: kadrimani@hotmail.com